Shala i Nismës i reagon Kurtit: Dikur rrotullonte xhipat e EULEX-it, tash s’i dëgjon as për padrejtësitë e tyre

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar pas një deklarate të ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ku tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ia ka dërguar atij para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Shala përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ia ka kujtuar Kurtit kohën kur rrotullonte xhipat e EULEX-it sa ishte në opozitë.

“Pushteti po e transformon! Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikënd që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it! Hipokrizia vazhdon”, ka shkruar Shala.

Go to TOP