Shahini: Puna e parë, pastrimi i qytetit

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka thënë se Prishtina do të pastrohet me kompaninë publike ‘Pastrimi’, duke e fuqizuar atë me mjete moderne e duke i trajtuar me dinjitet punëtorët.

Ajo këtë e ka nënvizuar si punë të parë. Për lagje të pastra ajo ka premtuar kamionë dhe kosha të rinj e mbylljen e deponive ilegale.

“Prishtina do të pastrohet me kompaninë publike ‘Pastrimi’: të fuqizuar me kamionë dhe mjete moderne dhe me trajtim dinjitoz për punëtorët që bëjnë një punë të vështirë e të domosdoshme”, ka thënë Shahini që në zgjedhjet e 12 tetorit garon për kryetare të kryeqytetit nga PSD-ja. /Kosova.info/


Go to TOP