Shahini: Kosova nën sanksione feston ditën e Europës, humbi mbi 600 milionë euro si pasojë e masave

Kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se Kosova ka humbur mbi 600 milionë euro, si pasojë e vendosjes së masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Shahini këtë shifër e dha në Ditën e Evropës, e ku në festë është edhe Kosova.

“Kosova si shenjë respekti për Europën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka EU, përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike ,politike,diplomatike dhe integruese .Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësorë e sidomos atë ekonomik,ku janë tërhequr shum projekte në vitin e kaluar por edhe këtë vitë nuk janë në plane buxhetore të EU për Kosovën. Agim Shahini kryetari i AKB-ës tha :Vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë € ,kurse vlera penguese dhe integrues për Kosovë është shumë më e rënd se ajo financiare”, ka thënë ai.

Go to TOP