Shahini: Dalja nga CEFTA i kushton Kosovës mbi 127 milionë euro në vit
Agim Shahini, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë mbi 127 milionë euro në vit nëse përjashtohet nga CEFTA.
Ai theksoi se paralajmërimet e zyrtarëve nga BE dhe Gjermania për përjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale si Procesi i Berlinit dhe CEFTA, vijnë si pasojë e masave të ndërmarra nga Kosova ndaj importit të mallrave nga vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë.
Shahini shtoi se që nga anëtarësimi i Kosovës në CEFTA në vitin 2006, tregtia me këto vende ka qenë pa tarifa doganore, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas tij, shkëmbimet tregtare të Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 1.27 miliardë euro në vitin 2023, dhe dalja nga ky mekanizëm do të rrisë çmimet e produkteve me 10%, duke prekur qytetarët dhe bizneset e Kosovës. /Kosova.info/
