S’gabon Reali, mposht Sociedadin
Real Madrid ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga.
‘Los Blancos’ kanë triumfuar në udhëtim tek Real Sociedad, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit spanjoll.
Në një duel joshëse, të besuarit e Xabi Alonso-s arkëtuan edhe tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, edhe pse madrilenët nga minuta 32-të ishin pa Huijsen e ‘skuqur’.
Kylian Mbappe zhbllokojë ndeshjen në minutën e 12-të duke kaluar Realin në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, Arda Guler në minutën e 44-të dyfishojë avantazhin e skuadrës ‘mernguese’ në 2-0.
Sociedad në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, ia doli të ngushtojë rezultatin në 2-1 përmes Oyarzabal në minutën e 56-të, por kjo ishte krejt çfarë bëri skuadra nikoqire.
Pas kësaj fitore, Reali kryeson tabelën me 12 pikë të tubuara, derisa Socieda është e 17-ta me vetëm dy sosh.
