Sërish pakënaqësi tek deputetët e LVV-së në Kuvend, ia kritikojnë projektbuxhetin Muratit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, Fatmir Humolli, e ka parë si të mangët projektbuxhetin për vitin 2022 dhe se ky i fundit duhet të plotësohet në disa pika.

Në seancën që po mbahet, ku pikë e rendit është edhe projektbuxheti i 2022-ës, Humolli deklaroi se duhet punuar më tutje në bujqësi, duke e quajtur “jo-kreativ”.

“Kreativiteti ka mungu shumë për ta bërë një buxhet zhvillimor, apo të zhvillimit të përshpejtuam. Gjykata Speciale është pengesë për investime serioze ndërkombëtare. Asnjë investitor ndërkombëtar nuk mund të vjen të na besojë që kemi të bëjmë një gjykim të drejtë në vendin tonë”, ka thënë ai.

“Trusti pensional del jashtë vendit tonë, askush prapë s’ka guxim me investu kur e sheh që na paren tonë e qesin jashtë. Grantet janë më tepër për me e mirëmbajtë bujqësinë sesa me e zhvillu. Unë kërkoj me reflektu”, tha tutje Humolli. 

Go to TOP