Sërish dështon seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit

Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 11 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Sipas njoftimit, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.


Go to TOP