Serbia rastin e të moshuarës në Pejë e përdorë për propagandë, thonë se viktima është serbe
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka treguar se si serbët rastin e sotëm në Pejë, e kanë përdorur për të bërë propagandë, gjoja që e moshuara që u rrah nga Aurona Pelaj, ishte serbe.
“Videoja e keqperdorimit te nje gruaje te shtyre ne moshe nga punetore te papergjegjshme ne Peje (qe beri buje sot me mediat tona), ne Serbi po perdoret shume se “viktima eshte nje plake serbe”, e cil asipas tyre “maltretohet nga motra medicinale shqiptare”. Ky rast eshte njeri nga shembujt me te fresket te makinerise te luftes speciale te Beogradit” tha ndër tjera Musliu.
Po ashtu, përmes Facebook, eksperti tha se kjo propagandë vjen pikërisht pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë serbe ne kufi me Kosovën, pas sabotimit të policëve serbe të Policisë së Kosovës per t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkisë.
Statusi i plotë:


