Serbia: Fronti i Majtë i Gjelbër – NDMBGD kërkon dorëheqjen e Shapiqit
Beograd, 11 prill 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Fronti i Majtë i Gjelbër – NDMBGD kërkon që Alleksandër Shapiq të japë dorëheqjen menjëherë ose të shkarkohet nga posti i kryetarit e kryeqytetit. Shapiq dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt u kapën në flagrancë dhe u filmuan teksa ofruan të hapnin një tender për kompaninë Kentkart.
“Beogradi nuk e meritonte të udhëhiqej nga banditë të korruptuar që shkelin ligjin fjalë për fjalë në çdo hap. Shapiq bëri plagjiaturë doktoraturën, legalizoi ilegalisht një ndërtesë në Bezhanijska kosa, fshehu pronën në Trieste, tentoi dhunshëm dhe ilegalisht të shponte argjinaturën e Savës, dhe tani ai është kapur në flagrancë teksa ofronte për të ngritur një tender.
Alleksandër Shapiq duhet të përgjigjet për shkeljet e ligjit dhe duhet të shkarkohet menjëherë nga pozita e kryetarit të kryeqytetit”, tha Dobrica Vesellinoviq, kryetar e grupit të komisionit parlamentar e NDMBGD.
Qytetarët e Beogradit kanë probleme serioze që janë shtuar vetëm gjatë 10 viteve të sundimit të SNS-it. Beogradi është një nga qytetet më të ndotura. Trafiku është në prag të kolapsit dhe në vend që të investojë në një metro që do të ndihmonte në reduktimin e mbipopullimit, SNS do të shpenzojë miliarda për të kënaqur investitorët që ndërtojnë në itinerarin e saj.
“Në qytet është e pamundur të gjesh parkim dhe një e treta e Beogradit nuk ka kanalizim. Rikonstruksionet e rrugëve kryhen në mënyrë që sapo të mbarojnë punimet të fillojnë riparimet. Urbanizmi investitor po ha parqet tona, trashëgiminë kulturore dhe hapësirat publike. Gjatë asaj kohe, kryetari i bashkisë ngre tendera dhe ndërton ndërtesa të egra. Alleksandër Shapiq nuk guxon të qëndrojë kryetar komune edhe një ditë. Beogradi meriton shumë më mirë”, përfundon deklarata.
