Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

Beograd 20.03.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Lëvizja NDMBG paralajmëroi sot se qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të bartin pasojat e vendimit të qeverisë së qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus, e cila u zgjat dy vjet më parë. Dhe se transporti publik është një nga problemet më të mëdha në qytet. Dhe se është e nevojshme të kemi një plan dhe një vizion që NDMBG e ka dhe di ta bëjë Beogradin një qytet të mirë dhe të aksesueshëm për të gjithë.

“Qytetarët e Beogradit janë humbësit më të mëdhenj nga futja e sistemit Busplus, të cilin kjo qeveri nuk di ta zgjidhë. Çmimi i biletës është shumë i lartë, autobusët janë të vjetër, transporti publik është në kaos dhe nuk funksionon”, deklaroi Natallija Stojmenoviq, deputete e Kuvendit të qytetit.

Sipas saj, në 11 vitet e fundit qeveria ka siguruar fitime miliona për sektorin privat, ndërsa barrën e biznesit të keq e kanë mbajtur qytetarët.

“Tani e shohim se për shkak të gënjeshtrave të Shapiqit, do të paguajmë një repart tjetër të paaftësisë dhe korrupsionit që SNS-it vetëm di ta zbatojë, sepse ata nuk e kanë idenë se si ta zgjidhin problemin e qytetarëve, që është transporti i keq publik”, ka shtuar Stojmenoviq.

Qeveria progresive, me gjithë paralajmërimet, vetëm dy vite më parë zgjati fillimisht kontratën me Busplusin, në mënyrë që sot të paguajmë gjoba të mëdha për zgjidhjen e kësaj kontrate. Është plotësisht e qartë se Alleksandër Shapiq është në bredhje dhe se nuk di ta udhëheqë qytetin dhe pasojat i bartin qytetarët dhe buxheti publik.

“Në vend të sipërmarrjeve të lojërave të fatit dhe partneriteteve publiko-privat, ne kemi nevojë për optimizim të linjave të transportit, një qasje të ndryshme për shitjen dhe kontrollin e biletave, ulje të çmimit të një bilete mujore dhe vendosjen e një “takse të lëvizshmërisë urbane”. Përmes organizimit më të mirë të rrugëve të transportit publik, përdorimit të infrastrukturës ekzistuese të trenave BG dhe zgjerimit të rrjetit të korsive të verdha në rrugë, ne do të përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe jetës për pothuajse 50 për qind të beogradasve që përdorin transportin publik çdo ditë. Ky është një plan që qytetarët të shkojnë nga shtëpia në punë për 30 minuta dhe ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë këto zgjidhje”. tha kryetarja e grupit të komitetit Po e mbyt Beogradin, Dobrica Vesellinoviq.

Go to TOP