Serbi: Levizja NDBGD dënon ashpër shënjestrimin e njerëzve nga FShP në Beograd dhe bën thirrje për luftë kundër dhunës, shpifjeve dhe gënjeshtrave.

Beograd, 16.03.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Me rastin e posterave të turpshëm që u shfaqën pranë Fakultetit të Shkencave Politike, me asistente Jellena Llonçar, profesor Marko Vekoviq dhe asistent profesor Stefan Surlliq, lëvizja NDBGD njoftoi mbështetjen e saj për këta punonjës akademikë dhe u bëri thirrje autoriteteve për të gjetur autorët.

“Universiteti duhet të jetë një vend ku ushqehet liria e fjalës dhe e mendimit dhe është akoma më shqetësuese që objektiva e sulmeve të tilla janë njerëz të cilëve nuk u gjendet asnjë faj në jetën e tyre profesionale dhe private. Është e qartë se fushata e vazhdueshme e urrejtjes dhe dhunës që SNS ka përdorur që nga fillimi i saj përshkon çdo pore të shoqërisë dhe synon të thellojë më tej ndarjet tashmë ekzistuese në shoqërinë tonë dhe të rezultojë në persekutimin e disidentëve”, tha Dobrica Vesellinoviq.

NDBGD kundërshton me vendosmëri çdo lloj dhune, sulmi dhe presioni ndaj profesorëve të Universitetit të Beogradit, si dhe punonjësve të tjerë akademikë dhe arsimorë, dhe beson se një shoqëri e mirë është ajo në të cilën ushqehet dhe promovohet liria dhe pluralizmi i mendimit.

Go to TOP