E djathta ekstreme serbe kërkon “kthimin e Kosovës”, dalin me një “dokument”

E djathta ekstreme serbe, përkatësisht disa nga grupacionet politike opozitare serbe si “Dveri”, “Zavetnik”, koalicioni “Nada”, si dhe një grup profesorësh serbë, kanë hartuar një të ashtuquajtur plan “për ndryshimin e politikës serbe ndaj Kosovës” si dhe kanë përgatitur një të ashtuquajtur “deklarim për ri-integrimin e Kosovës në rendin kushtetues dhe ligjor të Serbisë”.

Sipas nismëtarëve të kësaj deklarate, thuhet se Serbia “duhet të këmbëngul në ri-integrimin e plotë të Kosovës në rendin kushtetues dhe ligjor të Serbisë”.

Në deklaratën e lexuar të tyre shkruhet se të gjitha proopozimet që nënkuptojnë ndarje, shkëmbim territorial, “dorëzim” të Kosovës, anëtarësim të Kosovës në OKB, ose siç vazhdojnë të gëzojnë iluzion ata, “çdo gjë që në ndonjë mënyrë rrezikon të ardhmen e provincës”, të deklarohet e “e papranueshme”.

“Askush nuk ka të drejtën ose legjitimitetin që të punojë në atë drejtim ose të nënshkruajë dokumente ndërkombëtarisht të detyrueshme në shpërputhje me Kushtetutën e Serbisë”, thonë e djathta ekstreme.

Këto parti, me elemente ekstreme fashiste, kërkojnë “ri-integrim të plotë të Kosovës në Serbi”, derisa shtojnë se me këtë “riintegrimin” nënkuptojnë “të gjitha tempujt e shenjtë, qytetarët që jetojnë atje, dhe resurset natyrore”.

“Si pjesë të këtij procesi, ne jemi të hapur për dialog me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës për të ndërtuar një rend të sundimit të ligjit për të gjitha komunitetet etnike atje”, vazhdon vetëiluzionimi i së djathtës esktreme serbe.

Lideri i “Dveri”-t thotë se tregimi për shkëmbin territorial i Dobrica Çosiç dhe Aleksandar Vuçiç, “është e papranueshme dhe ka marrë fund”./Reporteri.net

Go to TOP