Senatori amerikan Reed shkon edhe në KFOR, Ristuccia e informon për situatën në terren
Senatori amerikan, Jack Reed, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare sot ka shkuar në një vizitë te komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia. Për këtë vizitë ka njoftuar KFOR-i në Tëitter, duke thënë se në takim Ristuccia e ka informuar senatorin për situatën në rajon.
“Senatori i Shteteve të Bashkuara për Rhode Island Senatori Jack Reed i bëri një vizitë te komandanti i KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit gjenerali Ristuccia e informoi mysafirin e nderuar për situatën e përgjithshme në terren dhe aktivitetet e KFOR-it”. Gjatë vizitës së djeshme që pati në Kosovë, senatori amerikan Jack Reed, ka thënë se mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës në vitin 1999 për çlirim dhe pavarësim, ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti. Reed është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila e ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
