Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktaret më të mëdha të vdekjeve në Gjermani

Sëmundjet kardiovaskulare janë renditur edhe një herë si shkaktaret kryesore të vdekjeve në Gjermani.

Vitin e kaluar, një e treta, apo 33.9 për qind e të gjitha vdekjeve janë regjistruar nga sulmet në zemër, apo komplikime të ngjashme, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Kanceri ka qenë shkaktar i më shumë se një të pestës së atyre që kanë vdekur, apo 22.4 për qind.

Megjithatë, statistikat tregojnë për një rënie të numrit të vdekjeve, të lidhura me këta dy shkaktarë, në krahasim me vitin paraprak:

  • 2.7 për qind rënie e numrit të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe
  • 0.5 për qind më pak vdekje prej kancerit.

Për herë të parë prej vitit 2016 është zvogëluar edhe shifra totale e të vdekurve.

Prej 1.07 milion personave të vdekur më 2022, shifra totale ka rënë për 3.6 për qind, apo 1.03 milion më 2023.

Më shumë se gjysma e grave që kanë vdekur, dhe pothuajse një e treta e burrave që kanë vdekur, kanë qenë 85 vjeç e më të moshuar.

Në krahasim me shifrat më lart, është rritur numri i njerëzve që kanë vdekur prej gripit sezonal dhe pneumonisë.

Go to TOP