Selvije Makolli Limani kandidon për Asamblenë Komunale nga PDK, me fokus arsimin
Profesoresha e matematikës në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, Selvije Makolli Limani, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Makolli Limani ka theksuar se synon të japë kontributin e saj veçanërisht në sektorin e arsimit, nëse fiton besimin e qytetarëve. Ajo mban numrin 44 në listën e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet lokale.
“Shpresoj në përkrahjen tuaj. Nëse do të kem besimin tuaj, do të përpiqem të jap kontributin tim në Kuvendin Komunal, veçanërisht në sektorin e arsimit”, ka shkruar ajo në njoftimin publik.
#44SelvijeMakolliLimani
#kohaperprishtinen /Kosova.info/
