Sekuestrohen njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika) në Merdarë, policia po merret me hetimin e rastit

Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).

Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces. /Kosova.info/

Go to TOP