​Sekuestrohen mbi 1.3 kilogramë marihuanë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit të tyre dhe vendbanimit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike.

“Janë konfiskuar 1386.94 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një shumë parash, një veturë, një thikë si dhe një boks metali”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP