Sekuestrohen dy armë në fshatin Llugë të Podujevës

Hetuesit e stacionit policor të Podujevës sot kanë  sekuestruar dy armë zjarri  dhe municion, në fshatin Llugë të Podujevës, ka njoftuar të dielën në mbrëmje Policia e Rajonit të Prishtinës.

“Operacioni policor është ndërmarrë nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.


Go to TOP