Sekuestrohen armë pa leje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e armëve pa leje në dy lokacione të ndryshme në Gjakovë.

“Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me tetëmbëdhjetë fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër, është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Veprimet hetimore ndaj këtij rasti, do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Go to TOP