Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla është mbledhur sot për të diskutuar rreth kompensimit të ekspertëve.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka refuzuar kërkesën për vazhdim të mandatit.

Kurse deputeti Driton Hyseni tha se kërkesa nuk kualifikohet si kërkesë që mund t’i procedohet seancës sepse nuk ka vendim të komisionit.

Deputetët e opozitës kanë lëshuar mbledhjen e komisionit.

Më pas kryetari Rashit Qalaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje në mungesë kuorumi.

Go to TOP