Sektori i ndërtimit nuk ndalet në Shqipëri, 45 për qind me shume leje ndërtimi jepen në 2021
Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Shqipëri në vitin 2021 u rrit me 45.3% në një total prej 1,396 lejesh të reja në krahasim me vitin paraardhës, sipas statistikave të Agjencia Kombëtare të Statistikave, INSTAT.
Sipas raportit të INSTAT, vlera e parashikuar e projekteve të ndërtimit të miratuara vitin e kaluar arriti në 99.2 miliardë lekë [819.3 milionë euro], me një rritje vjetore prej 29.6%.
Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2021, numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 16.3%, ose 356 leje të reja. Nga totali, 280 leje ndërtimi janë dhënë për objekte banimi.
Pjesa më e madhe e lejeve të dhëna vitin e kaluar, 99, janë dhënë për ndërtesa në Tiranë, e ndjekur nga Durrësi me 82 leje dhe Elbasani me 41.
