Sektori i hotelerisë në Zvicër: Dështojnë negociatat për pagat minimale

Negociatat për rregullimin e pagave minimale në sektorin zviceran të hotelerisë deri në vitin 2025 kanë dështuar. Sindikatat tani po e çojnë çështjen në një gjykatë arbitrazhi.

Pavarësisht një viti rekord për ekonominë në vitin 2023, shoqatat e punëdhënësve nuk janë të përgatitura për të rritur pagat minimale, siç njoftuan bashkërisht të hënën Unia, Syna dhe Unioni Hotel & Gastro.

Tutje, në deklaratë u tha se asnjëherë më parë nuk janë regjistruar kaq shumë qëndrime gjatë natës dhe parashikimet për vitin 2024 janë gjithashtu të mira.

Shumë punëtorë janë përballur me humbje të fuqisë blerëse prej vitesh, shtuan ata. Inflacioni, rritja e primeve të sigurimit shëndetësor dhe rritja e qirasë janë probleme të zakonshme në gjithë Zvicrën.

Dhe, sindikatat cituan Zyrën Federale të Statistikave (BFS), sipas së cilës pagat reale në sektorin e hotelerisë kanë rënë që nga viti 2017.

Go to TOP