Rodri: Ne nuk kemi frikë, duam ta fitojmë Evropianin

Mesfushori i Spanjës, Rodri në një intervistë për ‘UEFA.com’, ka thënë se dueli me Francën do të jetë një sfidë e vështirë, por ai beson së ‘Furia e Kuqe’ mund ta kalojë edhe këtë pengesë.

Spanja dhe Franca do të ndeshen sonte në gjysmëfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

“Franca nëse nuk është skuadra më e mirë në Evropë, të paktën është e dyta nga më të mirat”, ka thënë Rodri.

“Viteve të fundit ata kanë treguar talentin e tyre. Ata janë të mirë me topin”.

“Ne jemi gati. Ne nuk jemi të frikësuar dhe duam ta fitojmë këtë turne”, ka theksuar mesfushori spanjoll.

Ndeshja mes Spanjës dhe Francës fillon në orën 21:00.

Go to TOP