Sekretari i AAK-së për marrëveshjen: Edhe t’fikun edhe t’koritun
Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është pajtuar me shefin e partisë së tij, Ramush Haradinaj, se marrëveshja për targat duhet mirëpritur, por ai thotë se kjo ndodhi me shumë plagë.
Nitaj tha se “kokëfortësia” e Kurtit i ka shkaktuar dëme Kosovës.
“Edhe “t’fikun edhe t’koritun”. Mirë që u arrit marrëveshja, po përse me kaq shumë plagë?!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, Haradinaj mbrëmë ka reaguar menjherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, duke thënë se e mirëpret atë, por se tani duhet të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan.
Postimi i plotë i Nitajt:
Edhe “t’fikun edhe t’koritun”. Mirë që u arrit marrëveshja, po përse me kaq shumë plagë?!
Dhe çka i solli Kosovës kokëfortësia e një kryeministri vetëm për pak javë?
- Acarimin e marrëdhënieve me ShBA;
- Acarimin e raporteve me BE;
- Pezullimin e procesit te Liberalizimit te vizave;
- Notë negative për Kosovën të vlerësuar si palë jobashkëpunuese;
- Zhvleresim te punes shumevjecare te integrimit te veriut te vendit;
- Shtim te kërkesave ndaj Kosovës, jo veç për targat por edhe për asociacionin;
- Shpenzim të do pareve për zgjedhje ne veri;
- Ngjizje te celulave antiperendimore…
…dhe te gjitha këto për çfarë?
Qe t’i kapercejme gjithe keto deshtime si Kosove e te kthehemi edhe nje here ne piken fillestare te para pak javeve!
Kjo dmth edhe “te fikun edhe te koritun”!
