Sejdiu kujton kohën kur si nënkryetar ndihmonte në pastrimin e rrugëve të Prishtinës

Pas reshjeve të borës gjatë ditës sot, kryeqyteti është zbardhur i tëri e bashkë me zbardhjen ka bllokuar edhe rrugët gjithashtu, duke e pamundësuar kalimin e veturave.

Ish nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke shkruar për nostalgjinë e tij gjatë viteve 2014-2017, kur sipas tij bashkë me ekipet e Komunës siguroheshin të mirëmbanin rrugët.

Dhe gjithashtu ai ka dhënë edhe një shembull personal, ku tregon se pauzat i shfrytëzonte për të ngrënë byrek dhe çaj në lagjet e Prishtinës, që sipas tij ishin të mjaftueshme për punë deri në mëngjes.

Go to TOP