Autobusi rrëshqet prej rrugës në Ferizaj, një person lëndohet

Një vetaksident ka ndodhur në Mirash të Ferizajt, ku një autobus ka rrëshqitur dhe ka dalur nga rruga.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për këtë rajon.

Tutje ai ka shtuar se i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”, ka shtuar Veseli.

Go to TOP