Seanca ndaj Simiqit shtyhet për 9 tetor
Seanca ndaj Sllavko Simiqit, nënkryetar i Listës Serbe dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili po përballet me aktakuzë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, është shtyrë për 9 tetor në orën 13:30.
Simiq ka arritur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Sllavo Simiq, nënkryetar i Listë Serbe, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka arritur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ai përballet me aktakuzë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
