Sarina Wiegman shpallet trajnerja më e mirë e vitit
Selektorja e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur trajnerja më e mirë e vitit, duke fituar Trofeun “Johan Cruyff” në ceremoninë madhështore e “Topit të Artë”.
Wiegman, e cila vjen nga Holanda, ka udhëhequr me shumë sukses Kombëtaren e Anglisë në vitet e fundit, duke u konfirmuar si një prej trajnereve më të mira në futbollin botëror.
Ky çmim vjen si shpërblim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura me vajzat angleze në arenën ndërkombëtare.
