Sara Pllana shpallet Sportistja e Vitit 2025 nga FGJK

Sara Pllana është shpallur Sportistja e Vitit 2025 nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës të mërkurën kur janë shpallur Laureatët e Vitit 2025.

Pllana, e cila kishte fituar medaljen e parë Ballkanike është vlerësuar për kontributin e veçantë të dhënë në themelimin dhe masivizimin e gjimnastikës në Kosovë. 

“Federata e Gjimaastikës e Kosovës (FGJK) shpalli Laureatët e Vitit 2025, duke mbyllur një vit me suksese në garat ndërkombëtare.

Sportistja e vitit u shpall Sara Pllana, e cila kishte fituar medaljen e parë Ballkanike për gjimnastikën tonë.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi.

Në emër të KOK-ut, presidenti Krasniqi nderoi ish-kryetarin e kësaj Federate, Besim Halilaj, për kontributin e veçantë të dhënë në themelimin dhe masivizimin e gjimnastikës në Kosovë”, ka shkruar FGJK. 

“Halilaj, bashkë edhe me kolegë tjerë, dhanë kontribut të çmuar në themelimin e Federatës, e bashkë me të edhe 5 klube, numër ky që tani është rritur në 18 sosh, ndërsa ka merita të mëdha edhe në ndërkombëtarizimin e FGJK-së”. /Kosova.info/


Go to TOP