Sanxhak: Pramenkoviqi me bashkëpunëtorët e KKB-së në iftarin e konsullatës turke në Novi Pazar

Novi Pazar 24.03.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të premten anëtarët e KKB-së të udhëhequr nga dr. Misalla Pramenkoviq mori pjesë në një iftar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Iftari është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Novi Pazar, të cilin e priti Sh.T. konsulli Bashar Basholl.

Në iftar morën pjesë edhe përfaqësues të jetës politike dhe shoqërore të komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe më gjerë, si dhe të trupit diplomatik të akredituar në Serbi.

Në delegacionin e Këshillit, përveç kryetarjës ishte edhe kryetari i Bordit Ekzekutiv, dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetarët dr. Jasmina Balltiq Curiq dhe Edin Numanoviq.

Go to TOP