Santiana Maloku: Partneri nuk më ndalon të kem shokë, e di si jam

Santiana Maloku ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin SOL në Klan Kosova, ku si temë diskutimi ishte nëse ekziston miqësia mes meshkujve dhe femrave.

Ajo me këtë rast ka treguar se ka më shumë shokë për shkak se ka një tip tjetër dhe se ndihet më rehat.

Ish-banorja e Big Brother theksoi se partneri i saj nuk e pengon në këtë aspekt, meqë e njeh se si është.

Foto: Screenshot/YouTube

“Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë. Unë gjithë kohën punoj me meshkujt, si fotografët se jam modele. Nuk e di, ndoshta edhe vetë jam tip më gango. Më përshtatet më shumë muhabeti me meshkuj se me femra. Mendoj që ndihem më mirë se e di që nuk ka xhelozi”, u shpreh ajo.

Modelja nga Gjakova vazhdoi: “Femrat janë më ndryshe. Ndoshta xhelozon për diçka që ti e ke, meshkujt nuk e kanë ata. Ndihem më vetvetja. Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë se e di si jam unë”.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte e pranishme në reality shou-n e lartpërmendur.

Santiana lirshëm mund të thuhet se u përfol për çdo lëvizje e veprim në shtëpi. 

Go to TOP