Sanksionet nga ShBA bën që Huawei të humb 30 përqind të të ardhurave vjetore

Gjigandi kinez i telekomunikacionit, Huawei, ka njoftuar se të ardhurat e tyre vjetore kanë rënë me gati një të tretën nga viti i kaluar, pasi vazhdoi të rëndohej nga sanksionet e ShBA-së që kanë goditur shitjet e saj të telefonave të mençur.

Administrata e ish-presidentit Donald Trump gjunjëzoi kompaninë mbi shqetësimet se mund të përbënte një kërcënim për sigurinë kibernetike dhe spiunazh.

“Të ardhurat e firmës për këtë vit ranë me 30 përqind nga viti i kaluar”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Guo Ping, në një mesazh vjetor për vitin e ri.

Ai shtoi se segmenti i transportuesit të telekomit kishte “mbetur i qëndrueshëm” dhe se “performanca e përgjithshme ishte në përputhje me parashikimet”.

Guo tha se kompania ishte në një rrugë “me gunga, por shpërblyese”.

Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar Huawein që të blejë komponentë të rëndësishëm si mikroçipet dhe e kanë detyruar atë të krijojë sistemin e vet operativ duke e ndërprerë përdorimin e sistemit operativ Android të Google.

Këtë muaj, kompania lançoi një telefon të ri të palosshëm dhe tha se 220 milionë pajisje Huawei po përdornin sistemin e saj HarmonyOS, raporton Guardian.

Grupi është furnizuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit dhe dikur ishte një nga tre prodhuesit kryesorë të smartfonëve së bashku me Apple dhe Samsung.

Por kompania ka rënë shumë poshtë në renditjen e smartfonëve për shkak të presionit të ShBA-së.

Go to TOP