Sandxhaku: KKB mori edhe një donacion materialesh leximi në gjuhën boshnjake

Novi Pazar 12.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të mërkurën, një komunikatë për shtyp informoi se në ambientet e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi u mbajt një prezantim i një dhurimi të vlefshëm të librave të leximit, i cili do t’u përcillet shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Sanxhakut, ku mësimet zhvillohen në gjuha boshnjake.

Foto kredti: KKB

Kryetarja i KKB-së dr. Misalla Pramenkoviq falënderoi donatorin anonim për donacionin:

“Ky është një donacion me të vërtetë i vlefshëm që do të kontribuojë në cilësinë e mësimdhënies në gjuhën boshnjake. Leximi është një përmbajtje e rëndësishme në arsim, si në shkollat ​​fillore ashtu edhe në ato të mesme, dhe mungesa e tij është një pengesë e madhe për mësimdhënie cilësore. Kjo u mundëson mësuesve, bibliotekarëve, shkollave, por në radhë të parë nxënësve, të kenë në dispozicion materiale leximi”, tha ajo.

Foto kredti: KKB
Go to TOP