Samuel Eto’o zbulon se si një telefonatë e Jose Mourinho-s i shpëtoi karrierën…
“Në një moment vendimtar të karrierës, e gjeta veten në zyrën e Pep Guardiola-s, ku pashë një gazetë me tre emra që pritej të largoheshin nga klubi: Ronaldinho, Deco dhe unë. Guardiola më thërriti në zyrë dhe më tha: ‘Samuel, të kërkojnë në Uzbekistan dhe janë të gatshëm të të ofrojnë 26 milionë dollarë në vit. Është një mundësi unike'”.
“Në atë moment mora një telefonatë nga Jose Mourinho, i cili më tha, ‘Eto’o, Barcelona do Ibrahimovic, por unë të dua ty… Po të pres në Milano’. Pa u menduar aspak, e dija që ajo ishte rruga e duhur”.
“Rezultati ishte historik: Inter-i fitoi tripleten dhe unë isha një pjesë kyçe e atij ekipi”.
