Samadrexha shpërthen në pjesën e dytë për fitore bindëse
Lojtaret e Samadrexhës kanë shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Ferizajt në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në pjesën e parë Ferizaj shfaqi dukshëm më tepër, ndërsa krijoi epërsi deri në gjashtë gola (15:9). Pas 30 minutave rezultati ishte16:13 për mysafiret nga Ferizaj.
Por në pjesën e dytë Samadrexha bëri përmbysjen e madhe të rezultatit. Dhe në fund fitoi bindshëm, 35:26.
Yasmin Souza, Jennifer Abreu, Oliveira Vitoria, Arona Krasniqi e Tina Hetemi i shënuan nga pesë gola për Samadrexhën.
Shkurte Mehmeti i realizoi shtatë gola për Ferizajn, kurse nga katër i kishin Elsa Kongjeli, Lorena Matarova dhe Sevdanur Ozkan.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet mesjavën e ardhshme në Ferizaj. /Kosova.info/
