Samadrexha fiton dramën me Prishtinën, kalon në gjysmëfinale
Të mërkurën u luajtën tri ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Dramë e vërtetë u zhvillua në kryeqytet, ku u takuan Prishtina e Samadrexha.
Samadrexhaset e mbyllën më mirë ndeshjen për fitore 35:31.
Pos Samadrexhës në gjysmëfinale kaluan edhe Ferizaj e Shqiponja.
Ferizaj fitoi 43:26 ndaj Besës.
Shqiponja e mposhti Terezën me rezultat 37:20.
