Samadrexha, finalistja e parë e pley-off-it

Samadrexha është finalistja e parë e pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi dy ndeshje ndaj Ferizajt.

Fitoren e dytë e arriti të enjten në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me rezultati 36:30.

Që në pjesën e parë samadrexhaset krijuan epërsi bindëse që shkoi deri në nëntë gola. Dhe në pjesën e dytë epërsia e mysafireve nuk u rrezikua për asnjë moment.

Amanda Abreu ishte më efikasja te Samadrexha me 7 gola. Tina Hetemi, Fatiha Haimer dhe Erza Tafilaj i realizuan nga pesë.

Sevdanur Ozkan i shënoi 7 gola për  Ferizajn. Shkurte Mehmeti, Mirjeta Dinolli dhe Agnesa Hysa i realizuan nga pesë.


Go to TOP