Salah: Kupa e Kombeve të Afrikës? Dua ta fitojë me patjetër, është trofeu më i rëndësishëm

Mohamed Salah është një nga lojtarët që merr pjesë me kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në një intervistë për mediat angleze, sulmuesi i Liverpool ka theksuar se pikërisht ky kompeticion është më i rëndësishëm për të, ndërsa e vendosi Kupën e Kombeve para UEFA Champions League dhe titullit në Premier League.

“Humba në Gabon 2017 kundër Kamerunit në finale, por mund t’ju siguroj se është trofeu që dua ta fitoj më së shumti. Unë punoj për ta fituar atë dhe kjo është historia me të gjithë lojtarët egjiptianë të pranishëm këtu.

AFCON është një kompeticion jashtëzakonisht i vështirë dhe që në fillim e keni parë që edhe skuadrat më të mira po luftojnë për të fituar.

Para se të mendojmë për hakmarrje ndaj Kamerunit, ne do të duhet të mposhtim disa kombëtare gjigante”,ka theksuar Salah.

Go to TOP