Kumbulla drejt largimit nga Roma, klubi i njohur i Serisë A interesohet për shqiptarin

Pavarësisht se në ndeshjet e fundit ka zhvilluar një performancë të nivelit të lartë, duke fituar edhe respektin e trajnerit Jose Mourinho, mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma në këtë merkaton, pasi interesimi i skuadrave të tjera nuk mungon.

Sipas mediave italiane, Kumbulla, është në listën e dëshirave të Fiorentinës. Klubi vjollcë, kërkon të afrojë shqiptarin për të konsoliduar repartin e mbrojtjes.

Fiore mund të tentojë deri në fund të bind Romën për të lënë të lirë Marash Kumbullën. Për sa i përket formës së transferimit, nga raportimet në mediat italine, bëhet me dije se “vjollcat” kërkojnë një huazim me të drejtë blerje. Gjithsesi ekziston mundësia që Fiorentina të investojë menjëherë paratë. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim.

Go to TOP