Saga me Trustin: PDK beson se deputetët e VV-së do ta përkrahin tërheqjen

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me idenë e tërheqjes së një shume të caktuar nga Trusti.

Duke komentuar refuzimin e sotëm të Kurtit ndaj këtij propozimi të PDK-së, Tahiri tha se kreu i Qeverisë s’ka arritur të jap asnjë zgjidhje për krizën që po kalon Kosova.

Megjithatë, ai tha se do të procedojnë Projektligjin tutje në Kuvend dhe u shpreh optimist se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të përkrahin të njëjtin.

“Zotëri Kurti s’ka arritur të jap asnjë zgjidhje të vetme për këtë krizën që po e kalon Kosova. Inflacioni ka qenë rreth 10 për qind, ngritja e çmimeve është enorme. Kemi deri në 300 për qind ngritje të çmimeve të produkteve esenciale që qytetarëve iu duhen për ushqim. Duke parë këtë periudhë ne kemi proceduar me projektligj. Javën e fundit është afati i fundit që Qeveria të kthej përgjigje, ashtu janë procedurat parlamentare. Besoj se edhe Lëvizja Vetëvendosje do të përkrahë një iniciativë të tillë”, tha ai sot në konferencë.

Go to TOP