Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës
Zotriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.
Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me ftesën dhe të jetë në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm.
“Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere”.
“Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve”, ka shkruar Sadriu
Prev Post
Distria Krasniqi sot nis garën në Paris
