Sadri Ramabaja: Pres që kundër Asociacionit të reagojë miku im, Ali Ahmeti
Përkrahësi i VV-së dhe organizatori i protestës kundër krijimit të Asociacionit, Sadri Ramabaja, ka thënë se është në pritje të reagimit të politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmetit.
Ramabaja ka shpërndarë një fjalim rreth Asociacionit të deputetes britanike Alicia Kearns dhe ka thënë se pret një reagim për këtë çështje nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Kosova, rrjedhimisht edhe veriu i saj, është interes jetik i Kombit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Deputetja britanike Alicia Kearns, që është edhe kryesuese e Komitetit për Punë të Jashtme, sot në parlamentin britanik ngriti shqetsimin rreth mundësisë së krijimit të një Republika Serbska në Kosovë. Ajo në fjalimin e saj tutje potencoi se ndjehet e çliruar që përfaqësuesit e Qeverisë britanike nuk e mbështesin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.
“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.
Një leksion i mirë për opozitën tonë në Kosovë, mediat, botën akademike… por edhe për klasën politike në Shqipërinë politike dhe në Maqedonin Veriore.
Pres ende të reagojë Ali Ahmeti, miku im i vjetër.
Imponimin e BKS-së mund ta ndalim vetëm tok.
Kosova, rrjedhimisht edhe veriou i saj, është interes jetik i Kombit.