Sadiku tregon lagjet e Prishtinës që do të mbulohen me ekip të Mjekësisë Urgjente në Breg Diellit
Drejtorisë së Shëndetësisë në kryeqytet, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se ka vizituar ekipin Mjekësisë Urgjente në kryeqytet të cilët nga java e parë e muajit qershor janë vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Bregu i Diellit.
“Kjo është parë si domosdoshmëri duke parë trendin e zhvillimit të viteve të fundit të kësaj lagje. Tani ekipi i QMU do ta ketë mundësin që më shpejt të arrijë të pacientët në këto lagje të qytetit; Bregu i Dilleit, Velani, Matiqan, Zllatar, Sofali dhe Tasligje”, ka bërë të ditur ai.
Sipas tij gjatë këtij muaji kryeqyteti do ta ketë edhe një ekip të Mjekësisë Urgjente në Kryeqytet.
“Prishtina po bëhet qytet shëndetësor”! /Kosova.info/
