Sadiku: Në Prishtinë do të ketë garë të ngushtë
Kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit. Në shumë komuna, deri më tani, partitë kanë prezantuar kandidatët, qoftë për kryetar apo edhe për asambletë komunale.
Gazetari Naim Sadiku tha se gara për Prishtinën do të jetë një garë mes partive më të mëdha si VV, LDK dhe PDK.
Ai deklaroi për RTK Prime se ka disa faktorë që i bëjnë disa kandidatë për kryetar më favoritë.
Sadiku vlerësoi se, megjithatë, nuk janë bërë punë të mëdha deri tani.
Sipas tij, disa kandidatë për kryetarë do të kenë rrezik, duke u bazuar edhe në qeverisjen e tyre.
