Life Style - Funny

“Sa lekë ke marrë nga ai shoku jot për këto që po thua”, Alvisa shpërthen ndaj Arjan Konomit: Do ti plas gjërat me fakte se edhe unë kam gojë

Sot në “Për’puthen” po diskutohej se përse Alvisa dhe Bashkimi nuk kanë shkëmbyer puthje. Arjani tha se Bashkimi nuk e ka puthur Alvisën, sepse nuk ja ndjen, pasi ka shumë pikëpyetje në lidhje me të.

Arjani: Bashkimi ka pikëpyetje që do ta shoqërojnë deri në ditën e dasmës, e s’ka për tu bindur kurrë, sepse Alvisa është një mjeshtre e manipulimit. Ajo është një ‘mitomane’, beson edhe gënjeshtrën e vet. Alvisa njeriu që ka gënjyer më shumë në këtë emision, me produksion, me njerëz të tjerë, me mua, me Bashkimin, me Borën, familjen e saj, është ajo që akuzon të tjerët për gënjeshtar.

Alvisa: Familjen time mos e përfshi fare në emision, se jam Alvisa dhe nuk është familja ime. Familja ime është bërë 1 lekë nga fjalët që më ke thënë. Ofendimin nuk e kam në edukatë.

Arjani: Po po, se ti s’ke bërë asgjë, vetëm ne të kemi rënë më qafë.

Alvisa: Ti nuk ke kërkuar as falje asgjë, mirë mua, po as familjes time. Përballu me mua. Të kam përmendur gjë mamanë dhe babain tënd? Sa lekë ke marrë dje për këto që po thua sot, nga ai shoku jot.

Arjani: Mos fillo nga këto akuza.

Alvisa: Do ftohem në 1000 vende dhe do t’i plas gjërat me fakte se dhe unë kam gojë.

Arjani: Aman mi, se edhe radhën e kaluar the shitesh për një drekë, na ftojnë gjithë ata personazhe të Shqipërisë, ngela unë për një drekë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort