Rutte kërkon llogaridhënie nga Vuçiq për sulmet ndaj KFOR-it
ekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kopenhagë.
Rutte, përmes një postimi në platformën “X”, bëri të ditur se biseda ishte përqendruar në bashkëpunimin mes NATO-s dhe Serbisë, si dhe në rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj trupave të KFOR-it dhe dhunën në Banjskë.
“Ishte kënaqësi të takohesha me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Kopenhagë. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë, si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
Great to catch up with Serbian President Aleksandar Vučić in Copenhagen. We discussed cooperation between NATO and Serbia 🇷🇸 as well as the importance of accountability for attacks on KFOR and violence in Banjska pic.twitter.com/kKduYDR5Cx
— Mark Rutte (@SecGenNATO) October 3, 2025
