Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

Dorëzimin e kërkesës për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bën drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas Ibrahimit, Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare e pa u konsultuar me komunat ka vendosur që të bëhet falja e tatimit në pronë deri në 100 euro.

Sipas tij, me këtë vendim do të dëmtohen buxhetet e komunave të Kosovës.

Go to TOP