Rusia thotë se i kërkoi Hamasit të lirojë pengjet
Ministria e Jashtme ruse tha se kishte pritur një delegacion nga Hamasi dhe i kishte kërkuar të lirojë pengjet që grupi mban në Gaza.
Ministria tha në një deklaratë se Mikhail Bogdanov, një zëvendësministër i Jashtëm, kishte pritur anëtarin e Byrosë Politike të Hamasit, Abu Marzouk, shkruan Sky News.
“Gjatë bisedës, fokusi ishte në konfrontimin e vazhdueshëm në zonën e konfliktit palestinezo-izraelit, në sfondin e të cilit kriza humanitare në Rripin e Gazës ka marrë përmasa katastrofike”.
“Pala ruse theksoi nevojën për lirimin e shpejtë të civilëve të kapur gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe të mbajtur nga fraksionet palestineze, duke përfshirë tre shtetas rusë”, thuhet në deklaratë.
