Rusia tërhiqet nga KE një ditë para se Gjykata e Hagës të vendos
Vendimi për tërheqjen e Rusisë nga Këshilli i Evropës u mor. Një letër përkatëse nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, shkruan Kosova.info.
Me daljen nga Këshilli i Evropës, Rusia do të braktisë zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Këtë vendim e mori Rusia një ditë para se Gjykata e OKB-së në Hagë do të vendosë për çështjen e Ukrainës kundër Rusisë më 16 mars. /Kosova.info/
