Rusia pretendon se ka shkatërruar një depo me armë perëndimore

Rusia pretendon se ka shkatërruar një depo në rajonin perëndimor të Ukrianës, Lviv, ku mbaheshin armët e dhuruara nga vendet e NATO-s, sipas skynews.

Sulmi me raketa besohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Moska tha se një pjesë e municioneve do të përdoreshin për obuset M777 të prodhuara nga SHBA.

Ky është i fundit në një seri pretendimesh të ngjashme të bëra nga ministria ruse e mbrojtjes gjatë kësaj jave.

Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavaruar pretendimet. 

Go to TOP